Wednesday 11 November 2020

Në Beograd u transplatuan organet e shqiptarëve të kidnapuar në luftë “SHTËPIA E VERDHË”në BEOGRAD




VMA ( Vojnomedicinska Akademija ) Akademia e Mjekësisë Ushtarake, në Batajnicë të Beogradit është departamenti i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë. Përbëhet nga 30 Klinika dhe 20 Institute nga lëmitë ushtarake, konsiderohët një ndër qendrat poliklinike më moderne në Evropë. Që nga viti 1978, në këtë qendër poliklinike ushtarake janë praktikuar transplatime të organëve njerëzore ndër të parat në Evropë!? Para ca kohe para kësaj Qendre demonstruan disa mijëra prindër serb , organizuar nga Shoqata e Prindërve për Fëmijët e Zhdukur ( DPB ) të cilët kerkonin zbardhjën e fatit të 30 Mijë foshnjave të rrëmbyer në Spitalet Gjinekologjike gjatë vitëve të 70 -ta, 80-ta, 90 -ta dhe më vonë?! Dhe jo vetëm kjo shoqatë e prindërve serb, por këtu para kësaj VMA, duhej të demonstronin edhe prindërit kroat, boshnjak dhe shqiptarë.

Gjatë luftës në Kosovë , Gjeneralët gjakatarë serb kanë rrëmbyer mijëra fëmijë , adoleshent dhe gra shqiptare të cilët kanë përfunduar në klinikat e transplatimit në VMA.


Pas luftës vitë pas viti , disa mbetje mortore u janë kthyer familjarëve , disa janë zbuluar në lumin Danub , kurse kanë mbetur edhe 1700 trupa ende të pa ,, gjetura ” ?!

Në VMA të Beogradit janë kryer krimet më makabre : transplatimet e organëve njerëzore dhe trafikimi i tyre . ,, Shtëpia e Verdhë ” nuk është në Kukës , është në Beograd, në kryeqytet të Sebisë .

Shkruan Shaip Shala

/ Kosovalb.com/



Article publication sponsored by Rrënjët [https://www.rrenjet.iamalbanian.com]


Monday 2 November 2020

Historia e fshehur – Si lindi Serbia ?


Opinion Nga Fahri Xharra

Nuk po shkoj aq larg në kohë, se kudo të prekësh del shqiptari; na del shqiptari gjatë gjithë historisë njerëzore herë si i mirë e herë si njeri i keq. Por t`i mblidhnim të gjitha veprat e shqiptarëve, si ato të mirat ashtu edhe ato të këqijat e t`i futnim në një kompjuter “gjigant” për analizim; ne sot do ta udhëhiqnim botën. Më mirë, jo!

Greqinë e krijuan arvanitasit, Serbinë Kelmendasit, Malin e zi e bëmë ne me shqiptarë katolik , mysliman dhe ortodoks. Ne ishim boshti kurrizor i Perandorisë Osmane, për 500 vjet. Turp apo krenari? Nuk e di si ta klasifikoj. Greqia, Mali i Zi dhe Serbia e konsiderojnë turp që shtetet e tyre u bënë nga shqiptarët; i mëshehin faktet, i mohojnë formuesit, e shtrembërojnë historinë dhe e falsifikojnë atë, vetëm e vetëm t`i humbin gjurmët e krijuesit të shtetit të tyre.

A iu ka shkuar ndonjë herë ndër mend e të pyesni vetvetën, historianin, hoxhën, priftin, popin, rabinin apo dreqin e mallkuar, pse më së voni u krijua Shqipëria? Pse u deshën të huajt të marrin qëndrim për ruajtjen e 28 000 km 2? Pse jo më shumë?

Por, sidoqoftë sot e vazhdojmë me shkrimin, më një “mësheftësi “serbe të ruajtur si Top Secret. E pse të mëshehin se shqiptarët ishin ata që e krijuan shtetin e parë serb?
Në vitet e krimeve serbe të Luftës së parë botërore ( 1914 ) , një serb me ndjenja të njeriut , Dimitrije Tucoviq thoshte: “ Mos me popullin që na mësoi të bëjmë shtet , dhe na mësoi shkrim lexim “

Sot pra, do të flasim për Kelmendasit e Gjin Marash Kelmendit, nipi i të cilit Gjergji e bëri shtetin serb. Pse turqit e quanin Gjergji i Zi ( Karagjorgje )?
Një libër, me plot fakte bindëse ,me burime te pamohueshme arkivore, nje libër që kishte për të qenë nderë sikur ta bënin shqiptarët. Por, nejse!

Duke e lexuar librin “Milorad Bošnjak – Slobodan Jakovljević: KARAĐORĐEVIĆI – skrivena istorija” – Karagjorgjeviqët – Histori e mëshehur “ lexon aq shumë burime arkivore dhe sikur ato të merreshin në dorë nga institutet shqiptare për studim , jo vetëm që do të pohonin atë që e kanë shkruar autorët e librit në fjalë por do të jepnin edhe një grusht të rëndë manipulimeve serbe me të vërtetën tonë , por edhe më shumë do të zbardhej e vërteta e vërtetë për shqiptarët nga vet arkivat serbe. Mjerë, mjerim për qasjen tonë ndaj vetvetës.

Në këtë libër dokumentohet që Karagjorjeviqët janë prejardhje nga fisi katolik i Kelmendasve.
Gjyshi nga babai i Karagjergjit quhej Gjin Marash Kelmendi, dhe se Karagjorgjeviqët deri në vitin 1889 e festonin Shën Klimentin e Romës,dhe se tek pas këtij viti a ta kalojnë festimet ortodokse. Konti francez Meriazh në vitet 1810, 1811 në mesazhet e tija raportonte që Kargjorgjeviqët ishin Kelmendas shqiptar. Duhet cekur që Mbretëria e Kargjorgjeviqëve , deri në luftën e II-të Botërore , e pohonin prejardhjen e tyre kelmendase. Stema e tyre ishte me shqiponjën e zezë , e zakonshme për fisnikët shqiptar.

Libri është i ndarë në tre kapituj- E vërteta e prejardhjes se Karagjorgjeviqëve-Dinastia e di ( e dinte ) rrënjen e tyre-Karagjorgjeviqët dhe shoqëritë sekrete.

Në mënyrë të dokumentuar jepen të dhënat origjinale pë fisin e Kelmendeve (faqe 9); pastaj citohet Arkivi shtetëror i Kroacisë për shënimet e tregtarëve në Trieste ( Itali) , dokumente që ruhen në arkivin e Kishës pravosllave (serbo-ortodokse ) në Trieste, ku shkruhet drejt për “vëllazërinë-fisin e Kelmendeve”.

Në fondin arkivor AS- ZAL-1/107 , ruhet dokumenti “Jugosllovenska poshta” nr. 3535 e datës 07.01.1940 “ Klimenti i njihovi oseçaji “ ( Kelmedasit dhe si e ndienin ata veten) të autorit Ibrahim Lutfiq . Fakte, fakte.. sikur të citoheshin të gjitha, do t`i humbët karakteri i këtij shkrimi publicistik. Por, shqiptarët duhet hapur sytë.

Autorët e librit më tej shtojnë : “ duke gjurmuar e kërkuar fakte më bindë për paraardhësit e Kargjorgjeviqëve arritëm në përfundim që çelsi i hulumtimeve është Andrija Luburiq të publikuar në veprat e tij. Pjesët e pa publikuara të hulumtimeve të Luburiqit ruhen fondin arkivor me vlerë të mashe ZAL, Arkivi i Serbisë në Beograd. Ato ruhen me xhelozi, dhe për publikun janë të panjohura. Ja një faqe nga libri i Lubiriqit:

Autorët e librit e cekin edhe këtë dokument, ku thuhet që në kryengritjen e përbashkët të fiseve Kuçi, Kelmendi, “Vasojeviqët”” Bratonozhiqët”, Biberajt dhe të tjerë në vitin 1737 u ngritën edhe myslimanët ( shqiptarët mysliman fxh), të cilëve iu erdhi në ndihmë edhe ushtria austro-hungareze :

Dhe kështu, ky libër duhet patjetër të përkthehet në shqip , dhe të shihen të gjitha makinacionet serbe në mëshehjen e një të vërtete të madhe që Serbinë si shtet e krijuan shqiptarët, saktësisht kelmendasit.

Fahri Xharra,
Gjakovë

Artikulli marrë nga:
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=4749817898391555&id=744641402242578



Article publication sponsored by Rrënjët [https://www.rrenjet.iamalbanian.com]


Alban Fetahu

Sindikata e Pavarur e RTK-sē reagon ndaj ndērhyrjes brutale të drejtorit gjeneral Shkumbin Ahmetxhekaj dhe vartësit të tij Alban Fetahu Alba...