Friday 16 June 2017

A jemi ne Shqiptarë apo Shkuptarë? - Një teori nga Agron Selimaj


Nëse Shkupi ka qenë qendër e Dardanisë, a ka gjasa që banorët e Shkupit të jenë quajtur Shkup-tarë nga rrethina.

Fakti 1.

Si shembull e kemi Gjakovën si Gjakovë - Gjakovarë.

Fakti 2.

Roma ka qenë qytet qendër e një populli por sipas Romës është quajtur i gjithë populli Romak.

Fakti 3.

Është karakteristikë e gjuhës shqipe që të shtohet prapashtesa -tarë, -arë si në Tetovë - Tetovarë, Korçë - Korçarë, etj.

Hipoteza 1.

Në bazë të faktit të Romës, ka gjasa që edhe populli Dardan është quajtur Shkuptarë sipas qendrës së tyre Shkupit.

Hipoteza 2.

Fjala Shqiptarë përmbanë shkronjë "q" që në disa dialekte të shqipes tingëllon më shumë si "k". Psh. Ana e Çamërisë thonë Shkiptarë. Ana e Malit të Zi thonë me kjajt për të qarë, me kjenë për të qenë. Pra këto transformime të tingullit "K" në "Q" përkrahin shëndërrimin e Shkuptarë në Shquptarë.

Hipoteza 3.

Fakti që Qyteti i Shkupit në Turqisht thuhet Yskyp dhe shkruhet Üsküp, na jap idenë se në një farë mënyre te Turqit është fshehur* një informatë shumë e rëndësishme. Informata që Shkupi në fakt nuk e ka pas emrin Shkup në Shqip por Shkyp. Është e metë e Turqëve që nuk mund ti thonë fjalët që fillojnë me 2 bashktingëllore dhe e para është "S" apo "Sh". Prandaj ata e shtojnë një "I" si në rastin Shkodra - İşkodra.

Hipoteza 4.

Fakti që rruga Via Egnatia është ndërtuar afër 1100 vjet para se të vinin Turqit në Gadishullin Ilir, dhe se rrugët e ndërtuara me kalldërëm si Via Egnatia, në Turqisht quhen Arnavut Kalldërëmë, na tregon se te Turqit janë fshehur disa informata disa mijë vjet të vjetra që ne nuk i dimë. Prandaj, Hipotezën 3 e përforcojmë edhe më shumë duke besuar se emri i qytetit Yskyp është informatë mijë-vjeçare e fshehur në Turqishte.

Hipoteza 5.

Nëse e heqim shkronjën e parë nga emri Yskyp për shkak se është shtuar nga vet Turqit, na mbetet Skyp.

Fakti 4.

Në veprat e Gjergj Fishtës, Fan Nolit, Luigj Gurakuqit, hasim në fjalën "Shqype" psh "Gjuha shqype", “Vargënimi n’gjuhë shqype me nji fjalorth shqyp-frengjisht n’marim”, etj.

Hipoteza 6.

Duke i marrë parasysh faktet dhe hipotezat ne mund të konkludojmë
  1. se emri origjinal i Shkupit ka qenë Shkyp.
  2. se banorët e Shkypit janë quajtur Shkyptarë
  3. se pasiqë Shkypi ka qenë qendër e Dardanisë të gjithë banorët e Dardanisë janë quajtur Shkyptarë.
  4. se në disa zona të Maqedonisë shkronja "Y" tingëllon si "I" dhe Shkyptarë shëndërrohet në Shkiptarë.
  5. se shkronjat "K" dhe "KJ" janë shëndërruar në "Q" dhe Shkiptarë shëndërrohet në Shqiptarë

* Ka gjasa që popullsia shqiptare e Shkupit por edhe më gjerë është pastruar etnikisht nga Serbet, Bullgarët apo Turqit, apo të 3 bashk.Gjatë kësaj kohe Turqit e mësojnë emrin e qytetit si Shkyp, por nuk e thojn e siç duhet dhe e deformojnë në Yskyp.

DMTH - DJEPI JONË ËSHTË SHKUPI.


Publikuar nga Agron Selimaj
më 14 Qershorë 2017
në Nju Xherzi, SHBA


Article publication sponsored by Rrënjët [https://www.rrenjet.iamalbanian.com]


2 comments:

  1. Interesant shume, kriju nje tekst te gjate per origjinen e shkupit dhe se si mund te krijohet emri Shqiptare, ne baze te emrit shkupi shkuptar dhe do ta publikoj me drejten tende ne nje faqe ne Facebook shkaku se eshte shume interesant.
    Dihet se Shkupi ishte kryeqyeteti i Dardanis dhe qendra e Ballkanit, po disa variante per emrin Shkup si psh; SKOPI-SKOPE etj.
    Po do te shikoje se mund te kete lidhje dhe me Shkopin e Zeusit ku mund te ju eshte jap emri pastaj edhe Shqiptarve ne baze te emrit te Shkupit, Skypetare populli i Shkopit.

    ReplyDelete
  2. Shumë faleminderit Frank.

    ReplyDelete

Alban Fetahu

Sindikata e Pavarur e RTK-sē reagon ndaj ndērhyrjes brutale të drejtorit gjeneral Shkumbin Ahmetxhekaj dhe vartësit të tij Alban Fetahu Alba...