Tuesday 8 August 2017

Shkypi - Emri i lashtë i Shkupit (Shtesa 1)


Pra në artikujt


  1. A jemi ne Shqiptarë apo Shkuptarë? - Një teori nga Agron Selimaj dhe 
  2. Shkypi - Emri i lashtë i Shkupit
kemi sjellur fakte se si është ndryshuar emri i qytetit të Shkupit gjatë shekujve.

Sot ju sjellim edhe një fakt nga greqishtja klasike që forcon ato fakte edhe më shumë.


Romakët nga alfabeti i marrë nga etruskët, përdornin shkronjën "v" për tingullin "u". Prandaj, sipas tyre Shkupi duhet të shkruhet si "Scvpi" por ky emër në këtë formë është shumë i rrallë. Forma më shpeshtë e Shkupit në gjuhën latine është "Scupi". Por pse, kur shkronja "u" ishte e huaj për romakët. Siç është kjo shkronjë kineze "臼" për neve, të cilën e kemi shumë vështirë ta përdorim, ashtu ishte edhe "u" për romakët. Pra tendenca për ta përdorur shkronjën tradicionale "v" ishte e shumë e madhe.

Por ato nuk ishin të njejta. Sepse ypsiloni në greqinë klasike kishte tingullin si shkronja "Y" në shqip, apo ajo "ü" në gjermanisht apo turqisht.






Pra edhe në latinisht romakët u munduan ta ruanin origjinalin e emrit që tingëllonte si Skypi. Por egziston edhe një fakt tjetër.

Në latinisht, kombinimi SC disa herë tingëllon si "SK" (si Skender) disa herë si "SH" (si shpella). Por në praktikë, pasi që për romakët shkronja "u" ishte e huaj dhe nuk kishte rregulla për të. Shkronja më e afërt ishte "v" prandaj edhe lexohej si Skupi kur shruhej Scvpi. Por ky shkrim është shumë i rrallë. Scupi, jo që vetëm lexohej si Skypi nga disa, por pasi që shkronja "u" nuk ishte "v" atëherë edhe kombinimi "SC" lexohej "sh" që rezultonte në Shypi apo edhe në Shkypi.




Publikuar nga Agron Selimaj
më 5 Gusht 2017
në Nju Xherzi, SHBA



Article publication sponsored by Rrënjët [https://www.rrenjet.iamalbanian.com]

No comments:

Post a Comment

Alban Fetahu

Sindikata e Pavarur e RTK-sē reagon ndaj ndērhyrjes brutale të drejtorit gjeneral Shkumbin Ahmetxhekaj dhe vartësit të tij Alban Fetahu Alba...