Monday 2 November 2020

Historia e fshehur – Si lindi Serbia ?


Opinion Nga Fahri Xharra

Nuk po shkoj aq larg në kohë, se kudo të prekësh del shqiptari; na del shqiptari gjatë gjithë historisë njerëzore herë si i mirë e herë si njeri i keq. Por t`i mblidhnim të gjitha veprat e shqiptarëve, si ato të mirat ashtu edhe ato të këqijat e t`i futnim në një kompjuter “gjigant” për analizim; ne sot do ta udhëhiqnim botën. Më mirë, jo!

Greqinë e krijuan arvanitasit, Serbinë Kelmendasit, Malin e zi e bëmë ne me shqiptarë katolik , mysliman dhe ortodoks. Ne ishim boshti kurrizor i Perandorisë Osmane, për 500 vjet. Turp apo krenari? Nuk e di si ta klasifikoj. Greqia, Mali i Zi dhe Serbia e konsiderojnë turp që shtetet e tyre u bënë nga shqiptarët; i mëshehin faktet, i mohojnë formuesit, e shtrembërojnë historinë dhe e falsifikojnë atë, vetëm e vetëm t`i humbin gjurmët e krijuesit të shtetit të tyre.

A iu ka shkuar ndonjë herë ndër mend e të pyesni vetvetën, historianin, hoxhën, priftin, popin, rabinin apo dreqin e mallkuar, pse më së voni u krijua Shqipëria? Pse u deshën të huajt të marrin qëndrim për ruajtjen e 28 000 km 2? Pse jo më shumë?

Por, sidoqoftë sot e vazhdojmë me shkrimin, më një “mësheftësi “serbe të ruajtur si Top Secret. E pse të mëshehin se shqiptarët ishin ata që e krijuan shtetin e parë serb?
Në vitet e krimeve serbe të Luftës së parë botërore ( 1914 ) , një serb me ndjenja të njeriut , Dimitrije Tucoviq thoshte: “ Mos me popullin që na mësoi të bëjmë shtet , dhe na mësoi shkrim lexim “

Sot pra, do të flasim për Kelmendasit e Gjin Marash Kelmendit, nipi i të cilit Gjergji e bëri shtetin serb. Pse turqit e quanin Gjergji i Zi ( Karagjorgje )?
Një libër, me plot fakte bindëse ,me burime te pamohueshme arkivore, nje libër që kishte për të qenë nderë sikur ta bënin shqiptarët. Por, nejse!

Duke e lexuar librin “Milorad Bošnjak – Slobodan Jakovljević: KARAĐORĐEVIĆI – skrivena istorija” – Karagjorgjeviqët – Histori e mëshehur “ lexon aq shumë burime arkivore dhe sikur ato të merreshin në dorë nga institutet shqiptare për studim , jo vetëm që do të pohonin atë që e kanë shkruar autorët e librit në fjalë por do të jepnin edhe një grusht të rëndë manipulimeve serbe me të vërtetën tonë , por edhe më shumë do të zbardhej e vërteta e vërtetë për shqiptarët nga vet arkivat serbe. Mjerë, mjerim për qasjen tonë ndaj vetvetës.

Në këtë libër dokumentohet që Karagjorjeviqët janë prejardhje nga fisi katolik i Kelmendasve.
Gjyshi nga babai i Karagjergjit quhej Gjin Marash Kelmendi, dhe se Karagjorgjeviqët deri në vitin 1889 e festonin Shën Klimentin e Romës,dhe se tek pas këtij viti a ta kalojnë festimet ortodokse. Konti francez Meriazh në vitet 1810, 1811 në mesazhet e tija raportonte që Kargjorgjeviqët ishin Kelmendas shqiptar. Duhet cekur që Mbretëria e Kargjorgjeviqëve , deri në luftën e II-të Botërore , e pohonin prejardhjen e tyre kelmendase. Stema e tyre ishte me shqiponjën e zezë , e zakonshme për fisnikët shqiptar.

Libri është i ndarë në tre kapituj- E vërteta e prejardhjes se Karagjorgjeviqëve-Dinastia e di ( e dinte ) rrënjen e tyre-Karagjorgjeviqët dhe shoqëritë sekrete.

Në mënyrë të dokumentuar jepen të dhënat origjinale pë fisin e Kelmendeve (faqe 9); pastaj citohet Arkivi shtetëror i Kroacisë për shënimet e tregtarëve në Trieste ( Itali) , dokumente që ruhen në arkivin e Kishës pravosllave (serbo-ortodokse ) në Trieste, ku shkruhet drejt për “vëllazërinë-fisin e Kelmendeve”.

Në fondin arkivor AS- ZAL-1/107 , ruhet dokumenti “Jugosllovenska poshta” nr. 3535 e datës 07.01.1940 “ Klimenti i njihovi oseçaji “ ( Kelmedasit dhe si e ndienin ata veten) të autorit Ibrahim Lutfiq . Fakte, fakte.. sikur të citoheshin të gjitha, do t`i humbët karakteri i këtij shkrimi publicistik. Por, shqiptarët duhet hapur sytë.

Autorët e librit më tej shtojnë : “ duke gjurmuar e kërkuar fakte më bindë për paraardhësit e Kargjorgjeviqëve arritëm në përfundim që çelsi i hulumtimeve është Andrija Luburiq të publikuar në veprat e tij. Pjesët e pa publikuara të hulumtimeve të Luburiqit ruhen fondin arkivor me vlerë të mashe ZAL, Arkivi i Serbisë në Beograd. Ato ruhen me xhelozi, dhe për publikun janë të panjohura. Ja një faqe nga libri i Lubiriqit:

Autorët e librit e cekin edhe këtë dokument, ku thuhet që në kryengritjen e përbashkët të fiseve Kuçi, Kelmendi, “Vasojeviqët”” Bratonozhiqët”, Biberajt dhe të tjerë në vitin 1737 u ngritën edhe myslimanët ( shqiptarët mysliman fxh), të cilëve iu erdhi në ndihmë edhe ushtria austro-hungareze :

Dhe kështu, ky libër duhet patjetër të përkthehet në shqip , dhe të shihen të gjitha makinacionet serbe në mëshehjen e një të vërtete të madhe që Serbinë si shtet e krijuan shqiptarët, saktësisht kelmendasit.

Fahri Xharra,
Gjakovë

Artikulli marrë nga:
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=4749817898391555&id=744641402242578



Article publication sponsored by Rrënjët [https://www.rrenjet.iamalbanian.com]


No comments:

Post a Comment

Alban Fetahu

Sindikata e Pavarur e RTK-sē reagon ndaj ndērhyrjes brutale të drejtorit gjeneral Shkumbin Ahmetxhekaj dhe vartësit të tij Alban Fetahu Alba...