Tuesday, 20 June 2017

Eqrem Çabej Skenderbeu nuk është e vetmja arsye që quhemi Shqiptarë



Eqrem Çabej në librin e tij tha se Skenderbeu e ndërlidhi emrin Shqipëtarë me Shqiponjat, por ajo nuk është arsya e vetme.

Deri në atë kohë Shqiptarët quheshin Arbën, Arbër, Arbëror, Arbanon etj. por Shqiptarë ishin vetëm ata të fisit Dardan të cilët luftuan bashk me Lekën e Madh dhe pushtuan gati tërë botën. Ata ishin Shqiptarët e Shkypit, pra, Shkyptarët e Dardanisë. Ky ishte kulminacioni i frymëzimit të Skenderbeut. Për te, Shkyptarët janë sikur si Suliotët dhe Spartakët hero e trima për Greqinë, ashtu ishin edhe Shkyptarët, Pirrua, etj. për Skenderbeun.

Publikuar nga Agron Selimaj
më 20 Qershorë 2017
në Nju Xherzi, SHBA


Article publication sponsored by Rrënjët [https://www.rrenjet.iamalbanian.com]

Shkypi - Emri i lashtë i Shkupit

Fjala Shkyp është një fjalë që shqiptohet shumë lehtë në gjuhën shqipe. Të ngjashme janë edhe fjalët kryp dhe qyp.

Por në gadishullin Ilir nuk ka asnjë popull që mund ta shiptojë fjalën Shkyp. Prandaj kur erdhën romakët në Gadishullin Ilir ata nuk ishin në gjendje ta theksonin tingullin Y prandaj edhe e zëvenëduan me U dhe në latinisht u shkruajt si Scupi.

Për një periudhë të gjatë Shkupi është quajtur paralelisht me dy emra, Shkypi dhe Scupi. Por pasi që Roma kishte bërë Shkupin qendër administrative dhe gjuha latine ishte gjuhë zyrtare emri Shkypi fillon të shuhet dhe Scupi shëndërrohet në Shkupi për shkak se edhe i ngjanë Shkypit dhe mund të shqiptohet edhe nga romakët.

Fatëmirësisht, Shkypi mbijeton te turqit në formën Üsküb dhe Üsküp.



Publikuar nga Agron Selimaj
më 20 Qershorë 2017
në Nju Xherzi, SHBA



Ndryshuar me 5 Korrik 2017:

Vëreni se shkronja "v" në latinisht tingëllon "u". Dhe Romakët te emri Scupi e kan shkruar me "u" e jo me "v". Pra nuk e kan shkruar "Scvpi".

Germa "u" nuk ka egzistuar në alfabetin antik latin. Ajo është shtuar për shkak të fjalëve të huaja për një tingull që nuk ka egzistuar në latinisht.
Ky fakt na tregon se germa "u" në fjalën Scupi nuk paska qenë për tingullin "u" por për diçka tjetër.

Në të njejtln kohë ky fakt përforcon teorinë e Shkypit dhe rrëzon mundësinë e të qenurit Skop/Shkop për shkak se në latinisht germa "o" dhe tingulli "o" egzistojnë dhe në latinisht do të ishte Scopi. Por jo, nuk është.


Article publication sponsored by Rrënjët [https://www.rrenjet.iamalbanian.com]


Friday, 16 June 2017

A jemi ne Shqiptarë apo Shkuptarë? - Një teori nga Agron Selimaj


Nëse Shkupi ka qenë qendër e Dardanisë, a ka gjasa që banorët e Shkupit të jenë quajtur Shkup-tarë nga rrethina.

Fakti 1.

Si shembull e kemi Gjakovën si Gjakovë - Gjakovarë.

Fakti 2.

Roma ka qenë qytet qendër e një populli por sipas Romës është quajtur i gjithë populli Romak.

Fakti 3.

Është karakteristikë e gjuhës shqipe që të shtohet prapashtesa -tarë, -arë si në Tetovë - Tetovarë, Korçë - Korçarë, etj.

Hipoteza 1.

Në bazë të faktit të Romës, ka gjasa që edhe populli Dardan është quajtur Shkuptarë sipas qendrës së tyre Shkupit.

Hipoteza 2.

Fjala Shqiptarë përmbanë shkronjë "q" që në disa dialekte të shqipes tingëllon më shumë si "k". Psh. Ana e Çamërisë thonë Shkiptarë. Ana e Malit të Zi thonë me kjajt për të qarë, me kjenë për të qenë. Pra këto transformime të tingullit "K" në "Q" përkrahin shëndërrimin e Shkuptarë në Shquptarë.

Hipoteza 3.

Fakti që Qyteti i Shkupit në Turqisht thuhet Yskyp dhe shkruhet Üsküp, na jap idenë se në një farë mënyre te Turqit është fshehur* një informatë shumë e rëndësishme. Informata që Shkupi në fakt nuk e ka pas emrin Shkup në Shqip por Shkyp. Është e metë e Turqëve që nuk mund ti thonë fjalët që fillojnë me 2 bashktingëllore dhe e para është "S" apo "Sh". Prandaj ata e shtojnë një "I" si në rastin Shkodra - İşkodra.

Hipoteza 4.

Fakti që rruga Via Egnatia është ndërtuar afër 1100 vjet para se të vinin Turqit në Gadishullin Ilir, dhe se rrugët e ndërtuara me kalldërëm si Via Egnatia, në Turqisht quhen Arnavut Kalldërëmë, na tregon se te Turqit janë fshehur disa informata disa mijë vjet të vjetra që ne nuk i dimë. Prandaj, Hipotezën 3 e përforcojmë edhe më shumë duke besuar se emri i qytetit Yskyp është informatë mijë-vjeçare e fshehur në Turqishte.

Hipoteza 5.

Nëse e heqim shkronjën e parë nga emri Yskyp për shkak se është shtuar nga vet Turqit, na mbetet Skyp.

Fakti 4.

Në veprat e Gjergj Fishtës, Fan Nolit, Luigj Gurakuqit, hasim në fjalën "Shqype" psh "Gjuha shqype", “Vargënimi n’gjuhë shqype me nji fjalorth shqyp-frengjisht n’marim”, etj.

Hipoteza 6.

Duke i marrë parasysh faktet dhe hipotezat ne mund të konkludojmë
  1. se emri origjinal i Shkupit ka qenë Shkyp.
  2. se banorët e Shkypit janë quajtur Shkyptarë
  3. se pasiqë Shkypi ka qenë qendër e Dardanisë të gjithë banorët e Dardanisë janë quajtur Shkyptarë.
  4. se në disa zona të Maqedonisë shkronja "Y" tingëllon si "I" dhe Shkyptarë shëndërrohet në Shkiptarë.
  5. se shkronjat "K" dhe "KJ" janë shëndërruar në "Q" dhe Shkiptarë shëndërrohet në Shqiptarë

* Ka gjasa që popullsia shqiptare e Shkupit por edhe më gjerë është pastruar etnikisht nga Serbet, Bullgarët apo Turqit, apo të 3 bashk.Gjatë kësaj kohe Turqit e mësojnë emrin e qytetit si Shkyp, por nuk e thojn e siç duhet dhe e deformojnë në Yskyp.

DMTH - DJEPI JONË ËSHTË SHKUPI.


Publikuar nga Agron Selimaj
më 14 Qershorë 2017
në Nju Xherzi, SHBA


Article publication sponsored by Rrënjët [https://www.rrenjet.iamalbanian.com]


Alban Fetahu

Sindikata e Pavarur e RTK-sē reagon ndaj ndērhyrjes brutale të drejtorit gjeneral Shkumbin Ahmetxhekaj dhe vartësit të tij Alban Fetahu Alba...