Sunday, 6 February 2022
Pavarësia dhe siguria digjitale e një shteti
Wednesday, 11 November 2020
Në Beograd u transplatuan organet e shqiptarëve të kidnapuar në luftë “SHTËPIA E VERDHË”në BEOGRAD
VMA ( Vojnomedicinska Akademija ) Akademia e Mjekësisë Ushtarake, në Batajnicë të Beogradit është departamenti i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë. Përbëhet nga 30 Klinika dhe 20 Institute nga lëmitë ushtarake, konsiderohët një ndër qendrat poliklinike më moderne në Evropë. Që nga viti 1978, në këtë qendër poliklinike ushtarake janë praktikuar transplatime të organëve njerëzore ndër të parat në Evropë!? Para ca kohe para kësaj Qendre demonstruan disa mijëra prindër serb , organizuar nga Shoqata e Prindërve për Fëmijët e Zhdukur ( DPB ) të cilët kerkonin zbardhjën e fatit të 30 Mijë foshnjave të rrëmbyer në Spitalet Gjinekologjike gjatë vitëve të 70 -ta, 80-ta, 90 -ta dhe më vonë?! Dhe jo vetëm kjo shoqatë e prindërve serb, por këtu para kësaj VMA, duhej të demonstronin edhe prindërit kroat, boshnjak dhe shqiptarë.
Gjatë luftës në Kosovë , Gjeneralët gjakatarë serb kanë rrëmbyer mijëra fëmijë , adoleshent dhe gra shqiptare të cilët kanë përfunduar në klinikat e transplatimit në VMA.
Pas luftës vitë pas viti , disa mbetje mortore u janë kthyer familjarëve , disa janë zbuluar në lumin Danub , kurse kanë mbetur edhe 1700 trupa ende të pa ,, gjetura ” ?!
Në VMA të Beogradit janë kryer krimet më makabre : transplatimet e organëve njerëzore dhe trafikimi i tyre . ,, Shtëpia e Verdhë ” nuk është në Kukës , është në Beograd, në kryeqytet të Sebisë .
Shkruan Shaip Shala
/ Kosovalb.com/
Monday, 2 November 2020
Historia e fshehur – Si lindi Serbia ?
Nuk po shkoj aq larg në kohë, se kudo të prekësh del shqiptari; na del shqiptari gjatë gjithë historisë njerëzore herë si i mirë e herë si njeri i keq. Por t`i mblidhnim të gjitha veprat e shqiptarëve, si ato të mirat ashtu edhe ato të këqijat e t`i futnim në një kompjuter “gjigant” për analizim; ne sot do ta udhëhiqnim botën. Më mirë, jo!
Greqinë e krijuan arvanitasit, Serbinë Kelmendasit, Malin e zi e bëmë ne me shqiptarë katolik , mysliman dhe ortodoks. Ne ishim boshti kurrizor i Perandorisë Osmane, për 500 vjet. Turp apo krenari? Nuk e di si ta klasifikoj. Greqia, Mali i Zi dhe Serbia e konsiderojnë turp që shtetet e tyre u bënë nga shqiptarët; i mëshehin faktet, i mohojnë formuesit, e shtrembërojnë historinë dhe e falsifikojnë atë, vetëm e vetëm t`i humbin gjurmët e krijuesit të shtetit të tyre.
A iu ka shkuar ndonjë herë ndër mend e të pyesni vetvetën, historianin, hoxhën, priftin, popin, rabinin apo dreqin e mallkuar, pse më së voni u krijua Shqipëria? Pse u deshën të huajt të marrin qëndrim për ruajtjen e 28 000 km 2? Pse jo më shumë?
Por, sidoqoftë sot e vazhdojmë me shkrimin, më një “mësheftësi “serbe të ruajtur si Top Secret. E pse të mëshehin se shqiptarët ishin ata që e krijuan shtetin e parë serb?
Në vitet e krimeve serbe të Luftës së parë botërore ( 1914 ) , një serb me ndjenja të njeriut , Dimitrije Tucoviq thoshte: “ Mos me popullin që na mësoi të bëjmë shtet , dhe na mësoi shkrim lexim “
Sot pra, do të flasim për Kelmendasit e Gjin Marash Kelmendit, nipi i të cilit Gjergji e bëri shtetin serb. Pse turqit e quanin Gjergji i Zi ( Karagjorgje )?
Një libër, me plot fakte bindëse ,me burime te pamohueshme arkivore, nje libër që kishte për të qenë nderë sikur ta bënin shqiptarët. Por, nejse!
Duke e lexuar librin “Milorad Bošnjak – Slobodan Jakovljević: KARAĐORĐEVIĆI – skrivena istorija” – Karagjorgjeviqët – Histori e mëshehur “ lexon aq shumë burime arkivore dhe sikur ato të merreshin në dorë nga institutet shqiptare për studim , jo vetëm që do të pohonin atë që e kanë shkruar autorët e librit në fjalë por do të jepnin edhe një grusht të rëndë manipulimeve serbe me të vërtetën tonë , por edhe më shumë do të zbardhej e vërteta e vërtetë për shqiptarët nga vet arkivat serbe. Mjerë, mjerim për qasjen tonë ndaj vetvetës.
Në këtë libër dokumentohet që Karagjorjeviqët janë prejardhje nga fisi katolik i Kelmendasve.
Gjyshi nga babai i Karagjergjit quhej Gjin Marash Kelmendi, dhe se Karagjorgjeviqët deri në vitin 1889 e festonin Shën Klimentin e Romës,dhe se tek pas këtij viti a ta kalojnë festimet ortodokse. Konti francez Meriazh në vitet 1810, 1811 në mesazhet e tija raportonte që Kargjorgjeviqët ishin Kelmendas shqiptar. Duhet cekur që Mbretëria e Kargjorgjeviqëve , deri në luftën e II-të Botërore , e pohonin prejardhjen e tyre kelmendase. Stema e tyre ishte me shqiponjën e zezë , e zakonshme për fisnikët shqiptar.
Libri është i ndarë në tre kapituj- E vërteta e prejardhjes se Karagjorgjeviqëve-Dinastia e di ( e dinte ) rrënjen e tyre-Karagjorgjeviqët dhe shoqëritë sekrete.
Në mënyrë të dokumentuar jepen të dhënat origjinale pë fisin e Kelmendeve (faqe 9); pastaj citohet Arkivi shtetëror i Kroacisë për shënimet e tregtarëve në Trieste ( Itali) , dokumente që ruhen në arkivin e Kishës pravosllave (serbo-ortodokse ) në Trieste, ku shkruhet drejt për “vëllazërinë-fisin e Kelmendeve”.
Në fondin arkivor AS- ZAL-1/107 , ruhet dokumenti “Jugosllovenska poshta” nr. 3535 e datës 07.01.1940 “ Klimenti i njihovi oseçaji “ ( Kelmedasit dhe si e ndienin ata veten) të autorit Ibrahim Lutfiq . Fakte, fakte.. sikur të citoheshin të gjitha, do t`i humbët karakteri i këtij shkrimi publicistik. Por, shqiptarët duhet hapur sytë.
Autorët e librit më tej shtojnë : “ duke gjurmuar e kërkuar fakte më bindë për paraardhësit e Kargjorgjeviqëve arritëm në përfundim që çelsi i hulumtimeve është Andrija Luburiq të publikuar në veprat e tij. Pjesët e pa publikuara të hulumtimeve të Luburiqit ruhen fondin arkivor me vlerë të mashe ZAL, Arkivi i Serbisë në Beograd. Ato ruhen me xhelozi, dhe për publikun janë të panjohura. Ja një faqe nga libri i Lubiriqit:
Autorët e librit e cekin edhe këtë dokument, ku thuhet që në kryengritjen e përbashkët të fiseve Kuçi, Kelmendi, “Vasojeviqët”” Bratonozhiqët”, Biberajt dhe të tjerë në vitin 1737 u ngritën edhe myslimanët ( shqiptarët mysliman fxh), të cilëve iu erdhi në ndihmë edhe ushtria austro-hungareze :
Dhe kështu, ky libër duhet patjetër të përkthehet në shqip , dhe të shihen të gjitha makinacionet serbe në mëshehjen e një të vërtete të madhe që Serbinë si shtet e krijuan shqiptarët, saktësisht kelmendasit.
Fahri Xharra,
Gjakovë
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=4749817898391555&id=744641402242578
Tuesday, 13 October 2020
Web faqet që duhen patjetër
- Rrënjët Shqiptare - Pema e familjeve shqiptare
- https://www.rrenjet.iamalbanian.com/index.php?route=%2Ftree%2Falbanian%2Fmy-page
(Vijon nga numri i kaluar)
Në numrin e kaluar nënvizuam se pushtimi osman i fillimit të shekullit të XV, i territoreve shqiptare shkaktoi një tjetër valë të re emigrimesh të dhimbshme.
Rënia e qyteteve arbërore nën këtë sundim dhe egërsia e pashembullt e pushtuesit lindor detyroi largime të reja drejt Mbretërisë së Napolit, Venecia, Gjenova dhe më gjërë. Por, edhe më masive qenë emigrimet e popullisë arbërore drejt Italisë, në fundin e shekullit të XVI, mbas vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, dhe rënies përfundimtare të territoreve arbërore nën sundimin osman.
Për Lek Dukagjinin, këtë personazh të rëndësishëm të rezistencës antiosmane, këtë aleat të Heroit tonë Kombëtar dhe kodifikues të një monumenti të rëndësishëm ligjor, “Kanunit”, historiografia dhe fondet arkivore dokumentare, pas vitit 1481, nuk japin më asnjë informacion.
Ç’ndodhi me të dhe familjen e tij pas pushtimit osman? Ku shkoi, ku u vendos dhe ç’gjurmë la dera e Dukagjinëve në udhët e largëta të emigrimit? Asnjë burim nuk na ka bërë me dije gjer më tash për fatin e të parit të Dukagjinëve apo të pinjollëve që ai la pas!!!
Në këtë pjesë të dytë, do të tregojmë për herë të parë se ku përfundoi një nga princërit më të shquar të Arbërisë dhe një nga personalitetet më të shquartë epokës Skënderbejane, Lekë Dukagji dhe fisi i tij.
PETER STOKA, NJERIU QË ZBULOI GJAKUN E ARBËRIT NË KOPER-SLLOVENI
“Jam befasuar dhe habitur njëkohësisht, – shkruan ai, – si është e mundur që një histori kaq e pasur, të cilën e kanë bërë dhe ndërtuar familje dhe breza të tërë shqiptarësh në Koper, që kanë dominuar në Istër e gjetkë, është harruar dhe nuk i është kushtuar vëmëndje, më keq akoma është injoruar apo mohuar gjer në skajshmëri!!!…”
Duke shkuar edhe më tej në hulumtimet e tij, Shtoka shkruan: “Vetë Justinopolit, sikundër kishte emrin e tij të hershëm qyteti i Koperit, lidhet me fisin lindor të Justinjanit. Pasuesit e tij që e themeluan këtë qytet ishin shqiptarë”.
Në këtë mënyrë Shtoka thellon evidencat tona historike më fakte krejt të panjohura për ne, duke na bërë me dije se valët emigratore të shqiptarëve, në shekujt e parë pas Krishtit, kanë qënë themeluesit e një porti të rëndësishëm dalmat sikundër është Koperi.
Një numër tjetër dokumentesh arkivore, me vlera të patjetërsueshme historike për Arbërinë mesjetare, farën e arbërit dhe praninë arbërore në këto anë gjendet në mjaft arkiva, bibloteka, kisha dhe komuna të Istrias dhe qytetit të Koperit. Ato bëjnë me dije se qysh në shekullin e 13, nën sundimin e hershëm venedikas të brigjeve dalmate gjejmë prezencën e familjeve fisnike shqiptare Albanese dhe Albani, Brati dhe Bruni
Kështu familja Albanese është registruar në në listën e fisnikëve titullarë të qytetit të Koperit më datë 1. 3. 1431. Ndoshta për shkak të kësaj familje të njohur fisnike arbërore të vendosur në Koper apo për shkak të pranisë së madhë të shqiptarëve në këtë zonë të qytetit, njëra nga rrugët e ishte ëmërtuar dhe mban edhe sot e kësaj dite emrin “Calle Albanese”.
ÇFARË NDODHI DHE KU SHKOI FAMILJA E PRINCIT TË NJOHUR LEK DUKAGJINI?
Ndër faktet dhe gjetjet e shumnta, me mjaft interes, që ka sjellë dhe vazhdon të sjellë me pasionin e tij Peter Shtuka, për gjakun e emigruar arbëror në këto anë janë dokumentet me vlera unike edhe për familjen e Dukagjinëve. Askush nuk na kishte identifikuar gjer më tani se ku shkoi mbas pushtimit Osman të Arbërisë, Princi i njohur shqiptar, burri që qau në mënyrë mbreslënëse vdekjen e Heroit tonë Kombëtër-Skënderbeun, princi Lek Dukagjini.
Këtë na e zbulon përmes hulumtimeve të tij Peter Stoka:“Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, – shkruan ai, rënies së Krujës dhe Shkodrës (1479), ngjarje që shpunë gjithë territoret e Arbërisë në duart e osmanëve, eksponentët e familjeve më të rëndësishme fisnike të atyre anëve, ndër të cilët edhe Dukagjinët e fuqishëm, apo edhe Aranitët dhe Muzakajt në jug qenë të detyruar të braktisin atdheun e tyre, duke emigruar një pjesë e tyre edhe në Istrian Venedikase …. Duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit të XV, popullsi shqiptare erdhën dhe u vendosën në Istria, duke formuar kështu një grup të rëndësishëm luftëtarësh ushtarakë dhe pak më vonë edhe fisnik.
Duke pasur parasysh faktin se disa nga familjet e emigruara u takonin dyerve të fisnikëve shqiptare, që mbanin tituj të njohur në hirarkinë perandorake, që gëzonin një status të privilegjuar social, madje ata kishin edhe heraldikën (stemën e tyre familjare), Republika e Venedikut që zotëronte këto anë u dha të ardhurve dinjitetin dhe pozicione me rëndësi politike dhe ushtarake në vendet e reja të të qëndrimit…
Shembull tipik është ai i Gjon Dukagjinit, nipi i Lek Dukagjinit (Gjoni ishte djali i vëllait të Lekës, pasi vetë Leka nuk kishte fëmijë), të cilit iu dha funksioni i “Kështjellarit të fortesës së San Servolos” dhe bashkë me to një numër posedimesh dhe feudesh. Ishte koha kur ushtritë numeroze osmane avanconin përmes luftimeve të përgjakshme drejt Venecias dhe sulmet e tyre në Friuli e kishin bërë më kërcënues invazionin e pritshëm. Pikërisht në këtë kohë, në këto anë me rëndësi ushtarake dhe strategjike Venediku i beson këtij princi këtë fortesë…”
Në fondet e arkivit dhe të biblotekës shtetrore të këtij qyteti gjenden aktet ligjore që dokumentojnë funksionin dhe zotësinë e Dukagjinëve jo vetëm si kështjelar i San Servolos por edhe trashëgimin e tirujve dukë të marë me vehte nga trojet arbërore. Në to gjendet një numur I madh dhe I pasur letërkëmbimi dhe dokumentacioni për mardhëniet e tyre me Venedikun e më gjërë, pema e tyre gjenealogjike si dhe mjaft dëshmi për veprimtarinë e tyre në ato anë, sigurisht të gjitha ato të panjohura gjer më tani.
Sidoqoftë, pa vazhduar gjatë, në historinë e kësaj familjeje dhe pinjollëve të shquar të Dukagjinëve, e cila ishte shumë e pasur dhe prezente në jetën politike dhe atë ushtarake, nga shekulli i XV gjer në shekullin e XIX në këto anë, duhet thënë se ka në mënyrë të mjaftueshme dokumente unikale arkivore, të dhëna, dorëshkrime dhe botime me mjaft interes që ndricojnë shumë cështje me interes edhe të familjeve të tjera fisnikësh të panjohur shqiptarë dhe të historisë së emigrimeve të mëdha shqiptare apo cështje të tjera me rëndësi historike për vendin tonë.
Në stemën e saj të trashëguar në Koper, familja Dukagjini ka një dorë e cila shtrëngon një gjarpër, e kurorëzuar në pjesën e sipërme me dy yje me pesë cepa. Studjuesit nuk kanë mundur të spjegojnë dot domethënien e këtij relivi. Gjykojmë se simbolika e dorës që mban të mbërthyer një gjarpër vjen nga legjenda e Pirros të Epirit, të cilin e mbanin si heraldikë edhe familje të tjera fisnikësh shqiptarë, sikundër ajo e Buajve dhe Spatajve. Sipas mitit të trashëguar, Piros kur ishte i vogël i kishte shkuar në djepin e tij një gjarpër, të cilin në manyrë instiktive ai e kishte mbërthyer me dorë dhe e kishte shtrënguar aq fort sa e kishte mbytur, një simbolikë kjo për të treguar forcën dhe fuqinë e tij dhe origjinën gjysëm hyjnore.
TË TJERË PRINCA SHQIPTARË NË KOPER, ISTRIA DHE KAPODISTRIA
Por, Koperi dhe bregdeti i Istrias nuk ishte një gji i ngrohtë që priti vetëm familjen fisnike të Dukagjinëve! Cuditërisht, edhe përpara këtij emigrimi ai ka pritur valë të tjera emigratore shqiptare, të panjohura gjer më tani nga historiografia e jonë, të cilat kanë bërë emër dhe lënë gjurmë në këto anë.
Familja Albanese dhe Albani
Ndër to renditen familjet fisnike të kontëve Albaneze dhe Albani, të cilësuara në dokumentet latine të kohëve si familje të ardhura nga Arbëria në fillimet e shekulllit të XII. Pikërisht për shkak të njërit prej figurave të njohura fisnike të kësaj familjeje, Jeronymus Albaniensis dhe familjeve të shumta shqiptare që popullonin këto tre shekuj Koperin, ka marë emrin edhe njëra nga rrugët e qytetit emrin “Rruga e Shqiptarëve”. Në portën hyrëse të vilës që banionte kjo familje ruhet edhe stema (heraldika) e saj e cila ka figurën e një luani që mban një shpatë në dorë.
Familja Brati
Në qytetin e Koperit u vendos në fillimet e shekullit të XIII edhe familja fisnike e kontëve shqiptarë Brati. Në vitin 1329 gjenden të evidentuar në dokumnetet arkivore të kohës dy figura me shumë emër të kësaj familjeje Gregorio dhe Sardo Brati. Në vitin 1423 një pinjoll i shquar i kësaj familjeje, Gasper de Brati pranohet në Këshillin e Fisnikëve dhe në vitin 1431 Republika e Venedikut u konfirmoi pjestarëve të familjes Brati titullin e Kontit. Në vitin 1630 nga dera e Bratëve shfaqet një zonjë me emër të madhe, Kontesha Brati, e cila është vlerësuar një nga zonjat më të cmuara dhe më të arsimuara në Kopër e cila kishte në posedim Pallatin në lagjen e Shën Klarës. Në pemën gjenealogjike të kësaj familjeje renditen edhe një numur figurash të shquara në fushën e politikës, diplomacisë, institucioneve fetare, kulturës, etj. Të fundmit emra të kësaj familje mbrijnë në Koper gjer aty nga mesi i shekullit të XIX.
Familja Bruni
Një tjetër famije shqiptare e vendosur në Koper që ka lënë gjurmë në jetën e këtij qyteti dhe më gjërë është edhe ajo fisnikëve Bruni, të ardhur nga qyteti i Tivarit në shekullin e XVI dhe që mbanin titullin e Kontit. Me të mbritur në këtë vend, kryetari I familjes Bruni u pranua në Këshillin e Fisnikëve të qytetit, duke ruajtur kështu titullin e trashëguar nga tokat arbërore. I vëllai i tij Giovani Bruni ishte Arqipeshkv në Ulqin në vitin 1581. Nga kjo familje kishte dalë edhe poeti i njohur Antonio Bruti.
Familja Karpacio
Për këtë familje me interes të madh për kulturën tonë, cuditërisht kemi ditur fare pak, vetëm faktin se piktori i madh i Rilindjes Italiane, Vitorio Karpacio ishte me origjinë nga Arbëria, se ai i kishte dhuruar “Scuola di Albanesi” disa tablo. Nga hulumtimet e fundit, të para disa viteve kishim konkluduar se në tablot e tij, në mënyrë të përsëritur, gjendej një personazh, që na shpinin në përfundimin se është Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Nga hulumtimet në arkivat dhe dokumentacionin historic në qytetin e Koperit rezulton se Familja Karpacio, në fundin e shekullit të XV ishtë shpërngulur nga Venecia ku ishte vendosur për vite me radhë pas emigrimit nga trojet e Arbërisë, mbas pushtimit Osman, dhe duket se vetë piktori i famshëm ka ardhur dhe është vendosur vetë në këtë qytet, aso kohe me prezencë të madhe shqiptarësh.
Në vetë Katedralen e këtij qyteti gjenden edhe sot tablo mahnitëse që zbukurojnë veprat murale të këtij objekti kulti. Nga këto dokumente mësohet gjithashtu se edhe vetë i biri i piktorit të famshëm, i cili quhej Benedetto ishte gjithashtu një piktor me emër dhe vepra të cmuara. Gjitmonë sipas dokumenteve të arkivit të këtij qyteti, pinjollët e fundit të kësaj familjeje janë shuar në vitin 1817 me vdekjen e Antonio Karpacios, një buri i kulturuar, antar i Arkadave Romake, i njohur me pseudonimin Carippo Megalense.
Por, në listën e familjeve fisnike në këto anë renditen edhe të tjera emra mes të tjerëve ajo e kontëve Borisi, pasardhës të mbesës së Gjergj Kastriotit, të vendosur ne Koper dhe martuar me farën Dukagjinëve, etj.
Duke e mbyllur këtë shkrim përmbledhës duhet të nderojmë një prej emigrantëve të sotëm shqiptarë, Heset Ahmeti, i cili mbështet me të gjitha mundësitë e tij hulumtimet, kërkimet dhe identifikimin e tërë gjurmëve që lanë shqiptarët në këto anë, kontributin dhe vlerat të cilat pasurojnë gjeografinë e historisë tonë ende të panjohur.
Friday, 2 October 2020
SHTYPI FRANCEZ NË TETOR TË 1912 / GJENOCIDI I FORCAVE MALAZEZE NDAJ SHQIPTARËVE NË PLAVË. 900 BURRA, GRA E FËMIJË TË VRARË
Në Mal të Zi
Marrja e Plavës
“Vjenë, 19 tetor. – Malazezët duan të bombardojnë Taraboshin nga tre anët dhe po përgatisin sulmin për nesër.
Plava u mor sot, pas një mbrojtje kokëfortë të shqiptarëve, 900 prej të cilëve ranë (u vranë). Gratë dhe fëmijët shqiptarë morën pjesë në mbrojtje. Humbjet e malazezëve janë gjithashtu të konsiderueshme.”
L’Intransigeant, e martë, 22 tetor 1912, ballinë :
“Malazezët kanë marrë Plavën dhe Gucinë (ku u zhvillua një përleshje disa ditë më parë). 900 shqiptarë myslimanë thuhet se kanë rënë duke mbrojtur Plavën. Dy qytetet e marra (të pushtuara) janë në lindje të Malit të Zi, në veri të Shkodrës.”
L’Écho de Paris, e martë, 22 tetor 1912, f.2 :
Ushtritë e Malit të Zi
“Malazezët janë ende duke bërë përpjekje të mëdha për të pushtuar Taraboshin dhe Shkodrën (ushtria e Jugut, nën urdhrat e gjeneralit Martinoviç).
Ushtria e Veriut, e komanduar nga gjenerali Vukotiç, pushtoi Plavën më 19 dhe Gucinë më 20.
Gucia, në jug të liqenit të Plavës, ka 4.000 banorë. Ky qytet iu dha malazezëve në 1878 nëpërmjet Traktatit të Berlinit dhe ata e shkëmbyen atë me një territor tjetër në 1880.
Qyteti i Plavës u mbrojt me kokëfortësi nga shqiptarët, burrat, gratë dhe fëmijët që humbën gati 1.000 prej të tyreve. Malazezët u gjetën gjithashtu në vështirësi të madhe.
Luftimet në këto rajone malore, midis fiseve të ashpra, kanë një karakter të veçantë dhune.”
La Tribune de l’Aube, e martë, 22 tetor 1912, ballinë :
“Podgoricë, 21 tetor. – Pushtimi i Gucisë u parapri nga ai i Plavës, pas një mbrojtje kokëfortë të shqiptarëve, 900 prej të cilëve u vranë. Gratë dhe fëmijët shqiptarë morën pjesë në mbrojtje. Humbjet e malazezëve janë gjithashtu të konsiderueshme.”
Le Sémaphore de Marseille, e mërkurë, 23 tetor 1912, f.2 :
“Nga Cetinje : Pushtimi i Plavës ishte shumë i përgjakshëm; 900 shqiptarë u vranë, midis tyre gra dhe fëmijë, të cilët u gjetën me armë në dorë.”
Marrë nga https://www.darsiani.com/la-gazette/shtypi-francez-ne-tetor-te-1912-gjenocidi-i-forcave-malazeze-ndaj-shqiptareve-ne-plave-900-burra-gra-e-femije-te-vrare/
Albanian family with most kids
Sunday, 23 February 2020
Definicioni i dy fjalëve të reja: Nepotent dhe nepotist
Nepotent është ai person që ka hyrë në punë përmes nepotizmit. P.sh. Djali i axhës më gjeti një vend pune te puna e tij.
Definimi i fjalës "Nepotist"
Nepotist është ai person që ka futur në punë një person tjetër përmes nepotizmit. P.sh. E futa djalin e axhës në punë te puna ime.
Alban Fetahu
Sindikata e Pavarur e RTK-sē reagon ndaj ndērhyrjes brutale të drejtorit gjeneral Shkumbin Ahmetxhekaj dhe vartësit të tij Alban Fetahu Alba...
-
Famous Arbëresh-Albanians of Chile https://www.ocnal.com/2018/12/famous-arberesh-albanians-of-chile.html?m=1 With the help of my fr...
-
[Source of the original article was in Italian located here: http://www.gioni.net/nuova_pagina_2.htm ] A MAGNIFICENT STUDY OF THE DR. Zhi...
-
https://pdfs.semanticscholar.org/74b0/a50e0844e901c70a43f51a236571a192e555.pdf&ved=2ahUKEwi52YmwjpbgAhWlxYMKHZudAQ4QFjAXegQIBRAB&us...








