Në këto kohë moderne, pjesë e pandashme e shërbimeve esenciale duhet të jetë edhe interneti për shërbime shtetërore njëherë e më vonë edhe për shërbime komerciale dhe rezidenciale.
Duhet të kuptojmë se sot agjencitë shtetërore nuk mund të funksionojnë vetëm me telefon dhe faks. Sasia e informatave që këto agjenci konsumojnë, si videot, hartat, inçizimet e zërit, dokumentet janë të domosdoshme për këto agjenci dhe njëkohësisht e pamundur që të transmetohen përmes telefonit fiks dhe faksit.
PTK si organizatë publike është ajo që mund ta bëjë internetin për shërbime shtetërore si shërbim esencial për funksionimin e shtetit.
Për të realizuar këtë qëllim, PTK duhet ta ndërtojë infrastrukturën fiberoptike që lidhë rrjetet e DHSI-ve në një kurriz interneti të përbashkët që fizikisht ndodhet në Kosovë.
Agjencitë shtetërore duhet të marrin shërbimin e Internetit nga PTK-ja e cila duhet të garantojë që edhe në rast të ndërprerjes së rrymës shërbimi i internetit duhet të funksionojë pa asnjë asistencë nga shtetet e huaja, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.
PTK-ja, Policia, shërbimet e inteligjencës, dhe ministria e mbrojtjes duhet të sigurojnë që askush i pa-dëshiruar të mos ketë qasje fizike në zyrat dhe hapësirat ku kurrizi i internetit të Kosovës i ka pajisjet elektronike.
Arkitektura e KIK-ut duhet të dizajnohet nga palë neutrale që nuk kanë qëllime financiare por thjeshtë dëshirojnë të krenohen me suksesin e projektit të tyre dhe janë tepër të kujdesshëm në ruajtjen dhe privatësinë e informatës. E për këtë askush nuk është më i përshtatshëm se organizata FLOSSK e cila lufton për të drejtat e programerëve të kodit të hapur por edhe më shumë lufton për mbrojtjen e informatës. Ajo është bërë e famshme me programin javor të quajtur Hacker Space ku marrin pjesë programerë të ri e senior, administratorë të rrjeteve e të databazave dhe mësojnë dhe praktikojnë të gjejnë mënyrat më të mira për të mbrojtjen privatësinë e informatës.
Faktikisht, shteti përfiton edhe më shumë nga edhe një qëllim tjetër i FLOSSK-ut. FLOSSK-u është i interesuar më shumë që aplikacionet softverike të krijohen në Kosovë nga vetë shqiptarët Kosovës duke përdorur arkitektura të hapura dhe kod me leje të hapur.
Merreni shembull sistemin e doganave që u ble nga Estonia. Ata e kishin bërë këtë sistem në përputhje me BE-në. Ndoshta ishte e vetmja përparësi por specifikacionet e BE-së nuk janë sekrete. Faktikisht ato janë ligje dhe janë të publikuara në 20 apo 30 gjuhë. Prandaj, sipas disa anëtarëve të FLOSSK-ut ato shpenzime me miliona Euro, dhe paguarja hoteleve, aeroplanave, meditjeve 500-600 euro në ditë për vizitat e ekspertëve të Estonisë për çdo prishje të sistemit doganave në secilën pikë kufitare apo zyre të doganave ishte vendim tepër i gabuar dhe nënçmin dhe ofendim i kuadrave të afta dhe intelegjente të Kosovës.
Nga ana tjetër nëse serverat e imejllave, web sajteve, dhe shërbimeve të tjera nuk janë në Kosovë dhe nuk janë të qasshme nga Kosova, atëherë nuk kemi pavarësi digjitale.
Fjalori:
DHSI - Dhënësi i shërbimit të Internetit / ISP - Internet Service Provider
KIK - Kurrizi i Internetit të Kosovës / KIB - Kosovo Internet Backbone
Arkitekturë e hapur / Open Architekture - Arkitekturë e cila është e implementuar nga disa kompani dhe standardet e së cilës janë të përcaktuara dhe publike. E kundërta është Arkitekturë e pronësuar.
Arkitekturë e pronësuar / Proprietary Architecture - Arkitekturë që i përket vetëm një kompanie.
Kod i hapur / Open source - aplikacione softverike dhe qarqe elektronike kodi burimor dhe dezajni publikohen me leje për tu ndryshuar me qëllim të përmirësimit dhe ri botohet.
No comments:
Post a Comment