Thursday, 17 January 2019

Bojana Stefanovska: Shqiptarët kan 3000 vite histori, kurse Maqedonët kanë vetëm 73 vite sepse Maqedoninë e krijoi Tito



Maqedonasja, Bojana Stefanovska deklaron se historia e Maqedonisë fillon 73 vite më përpara ku u krijua si shtet nga Tito, dhe ka vetëm 27 vite histori si shtet funksional, kurse për Shqiptarët ajo ka një mendim tjeter e cila deklaron se, Shqiptarët kanë një histori të shtetit 106 vite, mirëpo historia e tyre është shumë më e gjatë se sa ajo e Maqedonisë së Tito-s, ku historia Shqiptare është më e gjatë se 3000 vite, dhe si të tillë Shqiptarët janë autokton në tokat e tyre, për shkak të historisë së gjatë në këto troje.

Kjo është deklarata e sajë: “Maqedonia është formuar nga Tito (1945), ka 73 vjet histori, nga ato 73 vjet ka vetën 27 vjet histori si shtet. Shqiptarët e kan shtetin me histori 106 vjeçare, si dhe kan 3000 vite histori, e edhe Helenët e kan njëlloj”

Është gjë e mirë kur të rinjët e Maqedonisë së sotme, pranojnë dhe mësojnë se historia e tyre nuk është ajo të cilën thirren ata në Maqedoninë e lashtë, por thjesht një shtet I krijuar para 73 vitesh e që me qëllim deformimi të historisë iu vu emri Maqedoni për të larguar edhe më shumë shqiptarët nga historia e tyre e vërtetë.


Article publication sponsored by Rrënjët [https://www.rrenjet.iamalbanian.com]

Saturday, 12 January 2019

Letra e Apostullit Pal drejtuar Romakëve shkruar me fjalë shqipe e me shkronja greke


"...nukë dotë kuxonj të flas për ndonjë punë nga ato që Krishti s'ka punuarë me anë t'ime, për të prurë ndë të dëgjuarë kombetë, me fjalë e me punë, me fuqi shënjesh e çudirash, me fuqi të Frymësë Perëndisë; kaqë sa, që nga Jerusalimi e përqark gjer ndë Illyri, e kam mbushurë me Ungjillin e Krishtit. Edhe kështu nxitonjam të lëçis Ungjillinë, jo atje ku u zu n'gojë emëri i Krishtit, që të mos ndërtonj mbi themel të huaj; sikundrë është shkruarë: "Ndër ata që s'është dhënë zë për atë, dotë shohënë; edhe ata që s'patnë dëgjuarë, dotë kupëtonjënë."
Edhe përandaj u ndaluaç shumë herë të vinjam te ju. Po ndashti që s'kam vënt më ndër këto anë, edhe..."

Letra e Apostullit Pal drejtuar Romakëve, kapitulli 15 : vargu 18-23(a).


Publikuar ne fejsbuk nga Elida Jorgoni me 12 Janar 2019.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1202618583248075&set=a.445127825663825&type=3&theater

Letra e Apostullit Pal drejtuar Romakëve, kapitulli 15 : vargu 18-23(a).


Article publication sponsored by Rrënjët [https://www.rrenjet.iamalbanian.com]


Wednesday, 9 January 2019

Starbucks evacuated after customer Alan Akbar orders a coffee By Francis Aston - January 8, 2019

Starbucks evacuated after customer Alan Akbar orders a coffee

By Francis Aston - January 8, 2019




A Starbucks in Manchester was evacuated today after a man called Alan Akbar ordered a Caramel Frappuccino.

Alan told us, “I was out shopping and fancied a quick coffee. I’ve been in Starbucks a couple of times now so went in and ordered. Usually the server just asks for your first name but apparently there had been a lot of people called Alan in that day so he asked me if I could tell him my last name. Anyway, I told him and went and paid and sat down. After a few minutes the server started shouting “Alan Akbar! Alan Akbar!”. Then all hell broke loose as people started running away and dialing the police.”

Fellow customer, Orla Board told us, “I’d had a really nice day. I’d just dropped my cat off at the vets to be neutered and was grabbing a quick coffee. At first it was alright but when the server started shouting it was really scary. The server was stood there waving a spoon around shouting Allah Akbar. Like those suicide Islamic State guys do. I was terrified and ran out and dialed the police.”

Orla’s husband, Bill told us, “This really was awful. He should be ashamed of himself going around scaring people like that. The Government should consider banning the name Alan. In fact, they should consider a euthanasia program for Alan’s. I never liked Alan Carr anyway.”

Greater Manchester Police were contacted for a statement but refuse to discuss individual cases. It’s understood the server is now undergoing re-training.

[Source: https://rochdaleherald.co.uk/2019/01/08/starbucks-evacuated-after-customer-alan-akbar-orders-a-coffee/]


Article publication sponsored by Rrënjët [https://www.rrenjet.iamalbanian.com]

Monday, 7 January 2019

Rrënjët shqiptare në Greqi/ Studimi i BE-së: Janë 696 fshatra ku flitet shqip



Rrënjët shqiptare në Greqi/ Studimi i BE-së: Janë 696 fshatra ku flitet shqip







http://27.al/rrenjet-shqiptare-ne-greqi-studimi-se-jane-696-fshatra-ku-flitet-shqip/

http://archive.vn/DKwgh





Rrënjët shqiptare në Greqi/ Studimi i BE-së: Janë 696 fshatra ku flitet shqip


SJELLJA E MOT MOTITTELEGRAMA


Nga Arben Llalla  24 Janar, 2017 09:034







Projekti Europian i vitit 1987 me studiues nga shumica e vendeve anëtare për të faktuar përmes gjuhës, praninë e shqiptarëve në shtetin helen.


Janë 696 fshatra në Greqi, të cilat kanë qenë dhe janë të banuara nga popullsi me rrënjë shqiptare. Përfundimet nga kërkimet e studiuesve arbanë si Antonio Bellushi, Aristidh Kola, Jorgo Miha, Jorgo Maruga, Athanasio Cigo, Kazaqis, Panajotopulos e të tjerë, evidentojnë se shqiptarët e Greqisë ndahen në dy grupe, ata që janë arvanitas vendas, të cilët njihen qysh në kohën antike dhe që nga shekulli 4-13, të cilët janë mbi 550 fshatra. Janë dhe rreth 150 fshatra që banohen nga shqiptarët që grekët i quajnë allvanofonos (shqipfolës) që kanë ardhur në Greqi rreth viteve 1600. Kryesisht, fshatrat që janë banuar dhe banohen nga popullsia që flet në vatër gjuhën shqipe ndodhen në zonën e Epirit, disa janë në zonën e Thrakës, Peloponezit, Thesalisë, Livadhiasë. Në ishujt të Korfuzit, Specas, Hidrës, Psaron, Andros, Salaminës, Jo, Thirra (Santorini) e gjetkë.


Studimi i Komunitetit Europian


Në vitin 1987, një grup i Komunitetit Europian vizitoi Greqinë nga data 4-10 tetor 1987, për të kryer një studim rreth pranisë së elementit shqiptar dhe ruajtjes së prejardhjes etnike të gjuhës. Udhëtimi u organizua nga Byroja Europiane për Studimet e Gjuhëve pak të përdorura nën mbikqyrjen e Komisionit të Komunitetit Europian. Grupi përbëhej nga studiuesit e njohur arbëresh Urat Antonio Bellushi (Itali), Rikardo Alvares, Kolon Anget, Havier Boski, Joseph San Sokasao (të gjithë spanjollë), Onon Falkoma (holandez), Volfgang Jeniges (belg), Robert Martin, Stefan Moal (francez), Kol O’Cinseala (irlandez). Qëllimi ishte që përfaqësuesit europianë gjatë vizitës të binin në kontakt me fshatrat që banohen nga njerëz që flasin gjuhën arvanite.


Gjatë vizitës përfaqësuesit e Komunitetit Europian u ndeshën me shumë probleme deri dhe në lëndime. Megjithatë, grupi i studiuesve nuk u ndal deri në fund të misionit për të sjellë të dhëna mjaft të rëndësishme shkencore për praninë e shqiptarëve në Greqi.


Fshatrat ku flitet shqip


Emrat e fshatrave të mëposhtëm janë sjellë ashtu si shqiptohen në gjuhën greke, pa u bërë përkthimi në gjuhën shqipe. Lexuesi mund të vërejë pa vështirësi se shumë nga këto emra të fshatrave kanë rrënjën dhe kuptimin e pastër të gjuhës shqipe dhe këta emra u kanë rezistuar deri më sot edhe ndryshimeve që kanë sjellë vitet.


Në fjalët e shkruara me shkronja të mëdha rrënja dhe kuptimi tregojnë qartë prejardhjen ose kuptimësinë nga gjuha shqipe. Shumë emra të fshatrave përbëhen nga bashkime të fjalës greke me atë shqipe. Ndërsa emrat e fshatrave në kllapa, janë fshatra, ku gjuha arvanitase flitet pak dhe po shkon drejt zhdukjes.

1-Qarku i Atikës ka rreth 84 fshatra, ndër to përmendim: Qeratea, Kuvaradhes, Kalivia, Koropi, Kapandhriti, Mazi, SHPATA, LOPËSI, MARATHONA, BUJA, Menidhi, Shpatanxiq, Gramatiko, Kalamos, Markopulo, Markopulu i Orapisë, Moilesi, Malakasa, Kakoshalësi, HALKUÇI, Sikamino, (KUKUVAJNË), Anoljosia, (Katoliosia), Kamatero, HASI, Aspropirgo, (Brahami). 

2-Zona e Megarindhos përmendim: Ambelaqia, Elensis, Madra, Magula, Vila, Mazi, KRYEKUQI, Salamina.
Kryeqyteti i ishullit të Salaminës, Kuluri banohet me arvanitë si dhe qytetet e ishullit Muqi dhe Ambelaqi banohen nga popullsia arvanite. Tasos Karadi shkrimtar arvanit nga Salamina në një intervistë për një kanal televiziv shqiptar ka thënë se sot në ishullin e Salaminës ka mbi 40.000 mijë arvanitë. 

3-Zona e Egjios ka ishullin Angjistri. 

4-Zona e Thivës përmendim fshatrat: Hastia, DOMVRANA, KOKOSHI, Ksironomi, Karadas, Frimokastro, Paleopanagjia, VAJA, Kasnesi, Kaskaveli sot Leondaris, Parapungaj, Kapareli, BALCA, KOKLA, Kleboçari Pirgo, Lutufi, Ambeloshalësi, (Tahi), (Agjio Theodori), Neohori, Darimari, Mustafadhes, Dervenoshalësi, Rapendosa, Kakoniskiri, Kavashala, Stefani, Klideti, SHKURTA, VATHI, (KRIBAÇI), MURIQI, SHKIMETAR, Spaidhes, Latani, KARDHICA, Braci, Koqino, Sirç, Lukisia. 

5-Zona e Livadhjas përmendim: Stiri, Kiruaki, Zeriqi, Kukura, Zagara, Mazi, Vrastamites, Kutumula, Luci, Pavlo, Steveniko.


6-Zona e Korinthos përbëhet nga fshatrat: Agjio Theodori, (Lutraqi), BISHA, KLIMENDI, BALCA e madhe, BALCA e Vogël, LOPËSI, Dusha, Kastanja, BIÇA, (KUÇI), Almiri, Katakali, Bashi, BIÇA, (LALOTI), SULI, (Ibrahim Bej), MAÇANI, Galataqi, Rito, Katakali, Sofikon, Karfos, Angjelokastro, Voivoda, ZEMENO, Panariti, Mukli, Vasiliko, Vladusa, Velina, Bozika, Atikia, Kriavrisi, Pala Korinthi, (Asos), Ksiloqerëza, Limohori. 

7-Zona e Lokridhës përmendim: Livanadhes, Martino, MALËSINA, Proskina, Pirgos, Mazi, Larina, Surpi, Teologos. 

8-Rrethi i Argos përmendim: Berbati, Limnes, (Kuçopodhi), (Varduva), (PRIFTJANI), (Pasha), (Honika), (Bundja), 

9-Ishulli i Nafplios përmendim: Maneshi, Ledra, Pulakidha, Merbaka, Plataniti, Heli, Anifi, Dimena, (GJERBËSI), (Kofini), Kamari. 

10-Zona e Trisinias; përmendim: (Poros), Valario, METHANA, Vromolimi, Kosona, Agjio Teodori, Megalo Horio, Megalo Potami, Kameni Hora, Ano Fanari, Karaxha, Lesia, Bafi, Ortoliti.





11-Zona e Ermonidos përbëhet pothuajse nga ishujt që historikisht njihen si qëndra të mëdha të banuara nga arvanitët dhe ku dolën heronjtë, kryetarët e parë të shtetit grek.14 Hidra, (SPECA), FURRNI, Kranidhi, Porto Heli, Ermioni, Sabariza, Iliokastro, Didimi. 

12-Mantinias ka Dara. 

13-Në Kalavrita është (Lukuria). 

14-Për rrethin e Patrës thuhet se përpara dy shekuj banorët flisnin kryesisht gjuhën arvanitase dhe kishte gra që nuk dinin fare greqisht. Sot, gjuha arvanitase është ndihmëse dhe përdoret kryesisht në kuvendet e pleqve ose kur folësit nuk dëshirojnë të mësojnë të tjerët atë që kuvendojnë midis tyre. (SULI), (MIRA), (Lalikosta), (MIRTIZA), (Franga), (BUKURA), (Verdoni), (HAJKALI), (Krali), (Harbilejka), (Lefkopetra,) (Lalikosta), (Nikoreika), (Kareika), (Franguleika) . 

15-Në krahinën e Ilias, gjuha arvanitase ka humbur pothuajse dhe përmendim. (Kumani), (BËNDETI), (Kapelitu), (MALIQI), (Dorisa), (Nemuta), (Miles), (KALOLESHI), (Agjio Ana), (Psari), Kombothekra. 

16-Krahina Trifilias permendim: SULIMA, LAPI, RIPËSI, Piça, Hiristohori, Psari, Kuvela, Ano Kopanaqi, Agrilia, Varibopi, Vidhisova, Klesura, DREDHË, SULI, Shirk.
Në fshatrat Sulima dhe Lapsi, gjuha arvanitase flitet si gjuhë e dytë. Kurse në fshatrat Ripës, Piça, Kuvela, Agrilia, Psari dhe Hirisohori, kryesisht burrat e vjetër flasin mirë gjuhën arvanitase. 

17-Krahina e Karistias, përmenmdim: KALANË, Baba, Dramësi, VRESTIDHE, PRINJA, Kalamaqi, ZAKARIA, Thimi, Kakogjoni, Koqini, Figja, BASHAJ, DARDANI, (Bezhani), Fokej, Melison, Agjio Dimitri, MBRETI, KRIEZA, LEPURA, LALA, ZERBISHA, VIRA, Koskina, (Marmari), Mesohoria, Nikoleta, Kutumula, Armiropotamos, HANI, Agjio Apotoli, Polipotamos, Alonja, Kisuri, Kapsala, QELA. 

18-Ishulli i Andros ka fshatrat: Gavro, Agjio Petro, Ateni, BAÇI, Remata, Katahalos, Arni, BURKOTI, Ano Aprovatu, Kato Aprovatu, GJIDHE, Kato Fellos, Pano Fellos, LIVADHESA, Psoriareza, Galios, AGJINI, Kalamos, Kalivari, Hartes, Ano Varidhi, Kato Varidhi, KUMARI, Kaloqerini, Vitali, Amolohos, Sidhonda.

Article publication sponsored by Rrënjët [https://www.rrenjet.iamalbanian.com]


Thursday, 3 January 2019

Ballina Histori Gjuha shqipe, ja pse është gjuha hyjnore, i dha emrat perëndive HISTORIOPINIONE Gjuha shqipe, ja pse është gjuha hyjnore, i dha emrat perëndive

Gjuha shqipe, ja pse është gjuha hyjnore, i dha emrat perëndive

http://dardaniasacra.njekomb.com/?p=28998

  • Një racë e harruar, pellazgët dhe pasardhësit e tyre
  • EDOUARD SCHNEIDER
Hipoteza e pellazgëve, racë primitive, është gjithashtu e pranueshme, sidomos kur t’i kuptojmë raportet e pakta që kanë ekzistuar  ndërmjet gjuhës hipotetike ariane dhe gjuhës së pellazgëve.
Këta të fundit (pellazgët), të cilët ka mundësi të jenë shfaqur në malet e larta të Thesalisë, të Perandorisë së Trakisë dhe Peloponezit, ku edhe i kanë lënë gjurmët e kalimit të tyre dhe të qëndrimit, mund të kenë banuar kontinentin e humbur  Arqipelin, dhe rrafshnaltat  e Azisë së Vogël.
Në të dyja rastet, së paku për momentin, dy hipoteza mund të jenë të pranueshme;  gjurmët e kalimit dhe qëndrimit të këtyre fiseve gjenden  në pjesën e poshtme të Arkipelit aktual sikur tokat e dala sot, që dëshmojnë gërmadhat e Mithoulas mbi  vazhdimet në Lindje te ishullit te Lemnos, të cilët sipas detarëve, duken në fund të detit.
Për të caktuar hipotezën e vërtetë, kemi vetëm gjuhën e lashtë pellazge, të cilën e kanë folur gjithmonë epirotët, thesalitë, helenët, maqedonasit, frigjët, trakët, ilirët, dardanët e iliotët dhe të tjerët, gjuhë të cilën ende e flasin shqiptarët, padrejtësisht të quajtur albanais (albanezi, albanians), ndoshta nga latinët, të cilët i quanin kështu këta njerëz me emrin që sipas tyre  përcaktonin zbardhjen e ditës (mëngjesin).
Përveç gjuhës, për të na udhëhequr në kërkimet tona, ende i kemi zakonet dhe traditat e këtyre  popujve, të cilët ende e ruajnë fenë e tyre, e cila  vetëm para disa shekujve, është zëvendësuar nga krishterimi dhe islami.
Ne u bazuam në gjuhën. Po, a kemi dëshmi se gjuha e folur nga pellazgët është gjuha që sot flasin shqiptarët? Po, pa dyshim, që kemi, madje prova të pakontestueshme.
Atëherë të shohim.
Pellazgët autoktonë apo emigrantë, ishin popujt më të vjetër të Greqisë së lashtë. Fetishizmi, së pari, është prova e parë. Dhe, siç e dimë, pellazgët kishin konsideratë dhe gjithçka që rreth tyre i godiste e konsideronin si një forcë të natyrës, si mendja e tyre primitive, instiktive kafshore, nuk mund t’i referohej asnjë hyjnie materiale, të cilën do ta kishin emërtuar dhe pastaj do t’i kishin dhënë ndonjë formë.
Dihet që gjuha e folur nga pellazgët, apo do të thoshim nga paraardhësit e pellazgëve, duhet të ketë qenë një gjuhë në thelb e admiruar, me pasthirrma, demonstrative dhe imituese. Pra sipas kësaj, një gjuhë koncize dhe monosilabike dhe çdo rrokje, çdo emetim i zërit duhej të jepte një kuptim të plotë.
Ne nuk besojmë, për shembull, që njeriu i asaj kohe, i cili sapo të ketë filluar t’i artikulojë mendimet e tij, ka përdorur një frazë apo edhe një dyrrokësh, për ta emërtuar diellin, qiellin, yjet, tokën, zjarrin, erën, njeriun, kafshën, zogun, frutat, kryet, ujin, etj., etj.
Të gjithë këta emra do duhej të ishin të shkurtër, paraprakisht të fortë sesa të butë, ekspresiv  për të shprehur harmoninë imituese e cila bëhet figura e parë e retorikës, që njeriu primitiv instinktivisht e kishte shpikur.
Megjithatë, në qoftë se e marrim gjuhën e shqiptarëve, gjegjësisht të pellazgëve ne gjejmë se Dielli quhej Diehl; qielli – Qielh, Toka – dhé,  yjet- HylhHyi, zjarri –ziarm ose zierm, era – Erh; njeriu – Nier,  kafshët – Shtans, shpendi (zogu) – Shpen, fruta – Pém dhe druri i frutës, Pemë; Koka  – Kreu, ose Krye, ujë – Uji  , etj.
            Diehl, shpreh idenë e një qendre të ndritshme dhe dielli është toka e ndritshme. Dielli do të ishte një tokë e ndritshme dhe çuditërisht, sikur të shkonim edhe më tutje me këtë fjalë-rrënjë, ne do ta gjejmë se dielli e fillon ditën. Nga Diehl, rezultatin  dit – dritë (ndriçim), dreit – drejtë, delos, orakulli i parë, tempulli i parë i të parëve që ishte i  shenjtë, siç dihet për Diellin.
Qielh, shpreh idenë e përgjithshme të riprodhimit (aktin e bashkimit seksual:  është e njohur në mitologji, se bashkimi i Qiellit dhe Tokës u lindën njerëzit e parë). Nga fjala Qielh rrjedhë nga folja me qî, krijoj; , shumësi i së cilës bën kié (kje); qén, qentë, d.m.th mashkull, krijues.
            Dhé, tokë, shpreh idenë e diçka të  zezë, të errët, kjo është përshtypja e natës mbi njeriun e parë. Ende sot thuhet  si dhé, d.m.th zi sikur toka.
            Vran, mbuluar me re.  Qielh u-vran, qielli është i mbuluar me re, u errësua. Prandaj grekët e kanë marrë fjalën u-vran-os, qielli, duke lënë jashtë dallimin karakteristik në gjuhën shqipe  në mes  një qielli të pastër dhe të qetë dhe një qielli me re.
Ziarm ose zierm, (zjarri) imiton kërcitjen apo fërshëllimën e drurit të njomë,  që digjet në shtëpi, në të njëjtën kohë sikur lëvizja dhe dendësia e ajrit të ambientit. Andaj, është krijuar  fjala Ziermî, ethe.
            Erh, ajri, era, jep idenë e një lëvizje të vazhdueshme;  andej erdh, vij, me ardh, të përcaktuar andej, nga kjo grekët e kanë krijuar fjalën Hera,  perëndesha xheloze, gjithmonë e shqetësuar dhe nervoze.
            Nir, njeriu, qenie e krijuar që korrespondon me Vir latine, shpreh gjendjen e njeriut të parë, i vëmendshëm dhe meditues para natyrës. Në të vërtetë, në qoftë se e dekompozojmë këtë  fjalë, i gjejmë këto dy rrënjë: Ni, nga folja me nî, dëgjoj, dhe , nga folja me rî,  rri, që do të thotë, dëgjoj dhe rri në një gjendje mendore karakteristike. VIJON / Përktheu: Sefedin Krasniqi
DEDIKIM
            Shumë miq të nënës tënde dhe të mi, më se njëzetë herë,  më kanë thënë të shkruaj atë që dija për Shqipërinë, për vendin ku e kam njohur nënën tënde me të cilën jam martuar dhe e cila të solli në këtë botë. 
            Në venat tua rrjedh gjak shqiptari, dhe nëse ta dedikojë këtë libër është nga shkaku që ti duhet ta keshë gjithmonë afër vetes, që kurrë mos ta harrosh Atdheun tënd dhe gjuhën amtare, të cilës e ardhmja do t’ia njoh vlerat.
            Në këtë moment, ti ende nuk di të lexosh, por ti tashmë e flet më mirë se unë këtë gjuhë burrash (ashpër), por e ëmbël në gojën tënde, edhe pse  u ke buzëqeshur vetëm katër pranverave. Madje, ti qysh tash tregon fabula dhe legjenda, dhe duke më parë vazhdimisht duke shkruar, në gjuhën tënde të fëmijërisë, ti i tregon gjithkujt se po punoj për ty, për të fituar para që do të sjellin lodra.
            Kur ta lexosh këtë libër të vogël dhe kur ta njohësh më mirë botën sesa në moshën që ke tash, si vajzë e rritur, pastaj  grua dhe nënë familjeje, ti do të kuptosh se qëllimi i shkrimeve të mia mbrëmjeve,  nuk ka qenë  të fitojë para për lodrat tua, por për të ngjallur kujtimin e racës primitive (lashtë) të harruar siç janë Pellazgët, të cilët i kanë lindur shqiptarët dhe nënën tënde. 
            Shekulli në të cilin ti do të jetosh do t’i takojë sikur njeriut (burrit) dhe femrës (gruas); pra nëse do të dëshiroje që hiri i babait tënd të jetojë në varr, bëj si ai, edhe pse nuk ishte shqiptar; puno aq sa do të mundesh, për ta ringjallur gjuhën e pasur të stërgjyshërve tanë të përbashkët, sepse edhe unë si evropian, jam pasardhës i Pellazgëve autoktonë të cilët e populluan Evropën, këtë kontinent, ishull i madh i cili e ka parë të shfaqet mbi tokë stërgjyshin e familjes së madhe dhe inteligjente të njerëzimit.
Konstantinopojë, më 31 dhjetor 1893
Edouard Schneider

PS: Ju vendosni se si do ta bëni publikimin, në herë apo disa herë, por kam deshirë që para çdo publikimi teksti i më poshtëm të përseritet dhe të vendoset në kyre të faqes. 

Kushdo që do ta  lexojë komplet librin e Edouard Schneider mbi Pellazgët, përkthimit të cilit i kam kushtuar një kohë të çmuar, do të kuptojë se, përveç të vërtetës së madhe që shqiptarët janë pasardhësit direkt të tyre, të gjithë emrat e zotave dhe perendeshave greke kanë kuptim në gjuhën shqipe. Të gjithë bijtë dhe bijat e tyre, gjithashtu,  kanë emra që zbërthehen dhe kanë kuptim vetëm në gjuhën shqipe. Emrat e të gjithë heronjëve  të luftërave antike kanë emra që autori me shumë kujdes i ka zbërthyer në gjuhën shqipe. Pra, Pellazgët flisnin gjuhën e cila, sipas autorit, edhe sot flitet në Mirditë (Veriu i Shqipërisë). Ne, shqiptarët, nuk jemi bijtë e Evropës, por baballarët e saj… Sefedin Krasniqi


Article publication sponsored by Rrënjët [https://www.rrenjet.iamalbanian.com]

Famous Arbëresh-Albanians of Chile



Famous Arbëresh-Albanians of Chile


https://www.ocnal.com/2018/12/famous-arberesh-albanians-of-chile.html?m=1



With the help of my friend Pleurat Citaku I got some informations about Albanians-Arbëresh of Chile.

We are talking about a state of South America or Latin America - Chile, a state created after the Spanish colonization in the 16th century, where the old Inca lived - an autochthonous population.


Like everywhere else in the world, here live Arbëresh of Italy who are know for their roots - since the Ottoman invasion of Albania after the death of Skanderbeg, 500 years ago. The exact number of Arbëresh living in Chile is uknown untill now.


This time I will reveal four famous Arbëreshes in the World from Chile.


1. Cecilia Bolocco was born in May, 1965, actress, Miss Universe 1987 of Chile and the World.









Cecilia Bolocco


Cecilia Bolocco (born Cecilia Carolina Bolocco Fonck on May 19, 1965) is a Chilean actress, TV host and beauty queen who was crowned Miss Universo Chile 1987 and Miss Universe 1987.


2. Diana Catalina Bolocco Fonck(born 30 July 1977) Chilean journalist, and Cecilia Bolocco's sister, Miss Universe 1987. Bolocco is born in Santiago, Chile, to businessman Enzo Bolocco Cintolesi, of Italian-Arbëresh descent, and Rose Marie Fonck Assler of German descent.









Diana Catalina Bolocco Fonck


She attended primary and secondary school at Santiago College. Her siblings are: Cecilia, John Paul, Veronica, and Rodrigo (1986).


3. Claudia Peres, 1974, of Arbëresh descent is an artist, ballet and TV star.









Claudia Marcela Conserva Pérez


Claudia Marcela Conserva Pérez (born 12 January 1974, Santiago) is a Chilean actress, model and television presenter of Arbëresh ancestors. She studied ballet and worked in publicity and TV programs when she was a child and in 1990 she won Miss Chile. She met her husband Juan Carlos Valdivia in Extra Jóvenes (Chilevisión). They have two children.


4. Maria Soledad Onetto (born in Santiago of Chile, July 27, 1976), sat tv, journalist of Arbëresh origin from Italy.









Maria Soledad Onetto


Maria Soledad Onetto (Santiago, Chile, July 27, 1976) is a Chilean TV presenter. She is a journalism graduate from the Pontifical Catholic University of Chile, news reader and TV host Chile. She is married to Rodrigo Alonso.


Article publication sponsored by Rrënjët [https://www.rrenjet.iamalbanian.com]


1946, si reagonte Shqipëria për kufijtë pas Konferencës së Paqes


http://archive.vn/pvS0W

1946, si reagonte Shqipëria për kufijtë pas Konferencës së Paqes

ARKIVA/ Gusht 1946. Konferenca e Paqes në Paris diskuton kërkesën greke për kufirin me Shqipërinë
Më 30 gusht 1946, mbledhja plenare e Konferencës së Paqes në Paris diskutoi propozimin e delegacionit grek, për një rishikim të kufinjve të Ballkanit. Më 16 shtator 1946 Gjeneralkolonel Enver Hoxha largohej nga Parisi. Në aereoport, para largimit ai bëri nje dëklaratë për shtyp, me anë të së cilës vendosi kursin përfundimtar të delegacionit shqiptar, por dhe për të shmangur çdo diskutim tjetër rreth rishikimit të kufijve. Teksi i deklaratës, i botuar në disa të përditëshme evropiane dhe më pas në gazetën “Bashkimi”
Fjala e Enver Hoxhës
“Populli im, i cili u hodh i pari në luftën kundër fashizmit dhe luftoi deri në fund, kishte besim të madh, kur më dërgoi mua në Konferencën e Paqes, për një drejtësi më të mirë. Populli shqiptar, me ndërmjetësinë time nuk ka kërkuar veçse drejtësi, për të cilën kanë rënë bijtë dhe bijat e tij heroikë, ai nuk ka kërkuar veçse frytin e sakrificave të tij të mëdha. Kjo drejtësi na u mohua. Pas kaq sakrificash të bëra nga populli ynë, pas kaq provash të shkëlqyera heroizmi e vetmohimi, pas kaq gjaku të derdhur nga i gjithë njerëzimi, ka njerëz që mohojnë paturpësisht përpjekjet tona vigane, që e quajnë luftën tonë një “mit”, që duan të na venë në anën e agresorit fashist italian dhe që kërkojnë nga vendi ynë toka, që nuk kanë qenë kurrë ndonjëherë të tyret. Por, populli im nuk çuditet që ka edhe sot njerës të tillë, vetëm i vjen keq kur sheh që përfaqësuesit e disa vendeve aleate, të cilët e dinë mirë luftën tonë heroike, dinë sakrificat tona të mëdha dhe që vetë ata i kanë mburrur, përkrahin haptas ose nën maskë qeveritarët e Athinës, turbullues të paqes në Ballkan dhe në botë. Historia do të jetë gjykatëse e kësaj padrejtësie të madhe që i bëhet Shqipërisë, por kjo e fundit do të qëndrojë me kryet lart, pasi ajo, në kohën e rrezikut, e ka përmbushur dri në fund detyrën e saj kundrejt njerëzimit. Popujt e qytetëruar dhe demokratë e kuptojnë patjetër këtë padrejtësi që i bëhet vendit tim të vogël, i cili meriton nderime dhe të drejta të plota. Kur populli shqiptar luftonte trimërisht kundër fashizmit, të tjerët i hidhnin lule, por kur erdhi koha që ai të kërkonte vendin e tij kaq shumë të merituar në OKB ose në Konferencën e Paqes, i hodhën gurë. Populli im nuk do të mund ta kuptojë kurrë këtë logjikë, pasi ajo nuk është e ndershme. Por, në gjithë këtë çështje një gjë është e qartë: të drejtat e popujve të vegjël shpeshherë merren nëpër këmbë. Për këtë gjë, populli im është i bindur plotësisht, ashtu siç është i bindur dhe është mirënjohës, nga ana tjetër, kundrejt miqësisë së madhe dhe të sinqertë që tregohej ndaj tij në çdo çast, kur çështja jonë strohej nga shumë delegacione të vendeve aleate dhe miq, qoftë në Konferencën e Parisit ose në OKB. Por populli shqiptar, i cili nuk dekurajohet kurrë edhe në çastet më kritike të egzistencës së tij, do ta vazhdojë rrugën e përparimit dhe do t’i shkrijë të gjitha forcat e tij modeste për përforcimin e paqes. Populli im, që punon në paqe dhe në rregull për rindërtimin e vatrave të veta, nuk trembet nga fashistët grekë që kurdisin komplote kundër tij. Ne jemi paqedashës, por ne nuk jemi nga ata që lejojmë të na marrin nëpër këmbë. Ne dimë t’i mbrojmë të drejtat tona, lirinë, pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin tonë tokësor. Shekuj me rradhë, populli shqiptar ka luftuar për të fituar këto të drejta të shenjta dhe ai është gati edhe sot të fillojë përsëri luftën e tij, nëqoftë se aventurierët fashistë do të guxojnë t’ia prekin. Monarko-fashistët grekë, që prej çlirimit të vendit tim, nuk bëjnë gjë tjetër veçse provokojnë në kufirin tonë të Jugut; pothuajse çdo ditë kryen sulme të armatosura kundër rojave tona të kufirit, kundër popullit tonë punëtor e paqedashës, kundër limaneve dhe bregdetit tonë. Fashistët grekë nuk mund të durojnë, që në kufirin e tyre të Veriut të egzistojë një demokraci e fortë dhe e shëndoshë siç është kjo e jona. Ata bëjnë çmos për të turbulluar paqen në Ballkan, ata shkojnë deri atje sa të kërkojnë dhe Shqipërinë e Jugut pse, thonë ata, ajo “është një tokë greke”. Konferenca e Parisit votoi në favor të kërkesës greke, e cila synon diskutimin e kufirit të Shqipërisë së Jugut. Unë deklaroj solemnisht se: as Konferenca e Parisit, as Konferenca e të Katërve, as çdo konferencë tjetër qoftë, nuk mund të marrin në shqyrtim kufinjtë e vendit tonë, brenda të cilëve nuk ka asnjë pëllëmbë të huaj. Kufijtë tanë janë të padiskutueshëm dhe askush nuk do të guxojë t’i prekë. Që të mund të marrë një pëllëmbë tokë të vendit tonë, reaksioni grek duhet të verë në lëvizje të tjerë mekanizma përveç votës së Konferencës së Parisit. E gjithë bota ta dijë se populli shqiptar nuk lejon që të diskutohen kufinjtë e tij dhe toka e tij. Nga ana tjetër protestoj për vendimin e marrë në seancë plenare të Konferencës së Parisit. Populli shqiptar nuk e ka dërguar delegacionin e tij në Paris për të dhënë llogari, por për t’u kërkuar llogari atyre, që e kanë dëmtuar aq tepër dhe që ai i ka luftuar me ashpërsi gjer në fund. Ne e kemi bërë detyrën tonë ashtu siç e kanë bërë dhe të mëdhenjtë. Dëshmorët tanë dhe sakrificat tona janë për ne, po aq të shenjtë sa janë dhe dëshmorët dhe sakrificat e të mëdhenjve; të drejtat tona janë po aq të shenjta, sa janë dhe ato të atyret. Mirëpo, Konferenca e Parisit, siç duket nuk i mori parasysh këto gjëra. Duke u larguar nga Parisi, dua të falenderoj në emër të popullit tonë, të gjithë përfaqësuesit e atyre vendeve që e mbrojtën kauzën e drejtë por të merituar të popullit shqiptar. Ne urojmë me gjithë zemër, nga ana tjetër, që ti jepet fund kësaj fushate të padrejtë e të shpifur fund e krye kundër vendit tonë, që ka luftuar me kaq trimëri kundër fashizmit dhe që do t’i shkrijë të gjitha forcat e tij për të forcuar paqen e drejtë dhe të gjatë”.
EPILOGU
Në seancën plenare të datës 26 shtator doli se, delegacioni grek e kish tërhequr kërkesën e tij për një komision të rishikimit të kufijve. Një pjesë e mirë e delegacionit të Athinës u rikthye në atdhe e u zëvendësua nga të tjerë persona, që deri në fund të konferencës diskutuan veç çështjen e dëmshpërblimeve të luftës, pa risjellë në podium dyshimin nëse Shqipëria kish qenë apo jo, pjesë e aleancës kundër Boshtit.
Përgatiti për botim Leonard Veizi/ 

Article publication sponsored by Rrënjët [https://www.rrenjet.iamalbanian.com]


Alban Fetahu

Sindikata e Pavarur e RTK-sē reagon ndaj ndērhyrjes brutale të drejtorit gjeneral Shkumbin Ahmetxhekaj dhe vartësit të tij Alban Fetahu Alba...