Fakti 1. Te i shejti Kanun i mbledhur nga Lekë Dukagjini te § Libri 2 * Kreu 2 * Nyja 9 * Paragrafi 19 § jepet definicioni i kombit dhe thot:
§. 19. Pjestarët e Familjes.
Familjen e
perbajn gjindja e shpis; si të shtohen këta, dahen në vllazni, vllaznija në
gjini, gjinija në fise, fiset në flamur e të gjith zbashku permblidhen në nji
Familje ma të hapët, e cila quhet Kom, e kan nji atme, nji gjak, nji gjuhë, e doke.
Këtu nuk as fe as parti politike, por vetëm gjak, gjuhë, dhe ligj.
Fakti 2. Lekë Dukagjini ka jetuar prej vitit 1410 deri 1481. Ai këto ligje nuk i ka shpikur por i ka mbledhur ligjet gojore që janë përcjellë gjeneratë pas gjenerate. Dhe kjo vërteton së paku janë një gjeneratë para Lekë Dukagjinit, pra 30 vjet më parë më 1380.
Hipoteza 1. Edith Durham ka supozuar se këto ligje janë që nga koha e Bronzit që do të thotë mund të jenë të vitit 3500 deri 1100 vjet para erës sonë. Pra 3300 deri 5500 vjet të vjetra.
Përfundim. Sa për tash, kemi vërtetuar se nocioni i kombit te shqiptarët ka egzistuar që nga viti 1380.
Shkruar nga Agron Selimaj
më 1 Korrik 2017