Sipas Gazmend Sylës, këmbimi i territoreve, do të ishte legjitimim i këtij krimi dhe shkelje në gjakun e viktimave të pafajshme.
Gazmend Syla, këshilltar politik i kryeministrit dhe drejtor i Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës), përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan se skenari që përmendet për shkëmbimin e territoreve, filloi pikërisht para 19 vitesh, në natën mes 3 dhe 4 shkurtit 2000.
“Natën tragjike u ekzekutuan mizorisht: Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi. "Rojat e Urës", kryen këtë krim ne sy të sigurisë ndërkombëtare, duke dëbuar nga shtëpitë e tyre 12 mijë shqiptarë e duke vazhduar kështu zanatin e tyre të pastrimit etnik”, shkruan Syla.
Sipas Gazmend Sylës, këmbimi i territoreve, do të ishte legjitimim i këtij krimi dhe shkelje në gjakun e viktimave të pafajshme.
“Skenari që përmendet sot për shkëmbimin e territoreve, filloi pikërisht para 19 vitesh, në natën mes 3 dhe 4 shkurtit 2000. Natën tragjike u ekzekutuan mizorisht: Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi. "Rojat e Urës", kryen këtë krim ne sy të sigurisë ndërkombëtare, duke dëbuar nga shtëpitë e tyre 12 mijë shqiptarë e duke vazhduar kështu zanatin e tyre të pastrimit etnik. Këmbimi i territoreve, do të ishte legjitimim i këtij krimi dhe shkelje në gjakun e viktimave të pafajshme”, shkruan Gazmend Syla, këshilltar politik i kryeministrit, në llogarinë e tij në Facebook.
[Origjinali: https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1024148/keshilltari-i-haradinajt-e-zbulon-se-kur-filloi-skenari-per-shkembimin-e-territoreve ]
No comments:
Post a Comment